
Pavarësisht shkëlqimit në fushën e lojës gjatë tre sezoneve tek Manchester City, duket se e ardhmja e Erling Haaland në ‘’ Etihad ‘’ ende nuk është e sigurtë.
Norvegjezi vijon të pretendohet nga Paris St Germain dhe Real Madrid, dy gjigandë në aspektin sportiv dhe tejet potentë në atë ekonomik.
Ishi i Borussia Dortmundit mund të largohet shumë shpejt nga ‘’ Qytetarët ‘’, ekip me të cilin ka fituar çdo trofe në aspektin kolektiv.
Për sa i përket ‘’ Galaktikëve ‘’, Carlo Ancelotti e shikon një përforcim shumë cilësor, edhe pse ka në dispozicion Vinicius Junior apo Kylian Mbappen në metrat e fundit, një ndër dyshet më të frikshme të kontinentit të vjetër.
Ndërkohë ‘’ Les Pariziens ‘’ prej shumë vitesh synojnë fitimin e Champions Leagues dhe drejtuesit e këtij klubi janë të ndërgjegjshëm se mund ti afrohen objektivit me blerjen e lojtarëve me emër.
Pa dyshim që pavarësisht interesit, traineri Pep Guardiola do të insistojë për qëndrimin e 24 vjeçarit i cili vijon me statistikat mbresëlënëse edhe në sezonin aktual, konkretisht 18 gola dhe 1 asist në 21 sfida.



