Barcelona zyrtarizon Aubameyang

Barcelona zyrtarizon Aubameyang

 Sukseset s’kanë të ndalur për Barcelonën . Katalanasit kanë zyrtarizuar Pierre Emerick Aubameyang i cili konsiderohet determinant për rikthimin e buzëqeshjes në repartin e avancuar .

Gabonezi transferohet në ‘’ Camp Nou ‘’ pas 5 viteve tek ‘’ Topchinjtë ‘’ e Arsenalit ku mori shumë famë  dhe tashmë e pret një sfidë e vështirë për vetë faktin e aktualitetit tek ‘’ Los Cules ‘’.

 Me 32 vite mbi supe dhe një dëshirë të madhe për të kontribuar maksimalisht  , Pierre Emerick Aubameyang e ka marrë këtë iniciativë në një kohë me shumë peripeci për spanjollët të cilëve ia ka reduktuar hidhërimin me hedhjen e firmës deri në 30 qershorin e 2025-sës, përfshirë këtu një opsion që thekson se në rast të mosarritjes së objektivave, mund të largohet nga Katalunja në verën e 2023-shit.

Koha e ka treguar se Barcelona ka nevojë për lojtarë që bëjnë diferencën , sidomos në ofensivë sepse është distancuar shumë me sukseset e të kaluarës, që i prodhoi veçanërisht treshja magjike Messi- Neymar- Suarez dhe tashmë me ishi-n e Borussia Dortmundit historia mund të rezultojë ndryshe.

Mësimi që mund të nxjerrim nga kjo histori është shumë i thjeshtë dhe dikton se nëse një skuadër elite nuk ka në përbërje elementë të suksesshëm , detyrimisht do të shkojë drejt greminës , ashtu siç ka ndodhur edhe me kuq e blutë në vitet e fundit .

Në rastin konkret, Pierre Emerick Aubameyang  konsiderohet një lojtar me shumë vlera , golat e të cilit e ndihmuan Arsenalin për të bërë mirë në të kaluarën dhe tashmë i takon Barcelonës të shijojë prezencën e afrikanit .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy