Zajmi: VAR-in nuk po e sistemojnë dot as në Itali, por është diçka pozitive për Shqipërinë (VIDEO)

Zajmi: VAR-in nuk po e sistemojnë dot as në Itali, por është diçka pozitive për Shqipërinë (VIDEO)

Prej 7 javësh, sikurse dihet, në ndeshjet e kampionatit të futbollit në Shqipëri po përdoret teknologjia VAR. Në jo pak raste ka pasur edhe debate. Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur specialisti i gjykimit, Uvil Zajmi. Ky i fundit u shpreh se edhe me VAR nuk duhet të mendohet se do të zgjidhen të gjitha problemet e arbitrimit.

Ai e konsideroi si diçka shumë pozitive, aplikimin e sistemit VAR në Shqipëri. Më tej Zajmi foli edhe për ecurinë e skuadrave në kampionatin shqiptar, duke thënë se Partizani ka zhgënjyer për përditshmëritë që kishin.

Intervista:

U mendua se problemet me arbitrimin do të ishin më të pakta, por edhe me VAR sërish ka pasur debate në ambientet sportive në Shqipëri. Si e shikoni ju, si ish gjyqtar me një përvojë mbi 20 vjeçare dhe specialist gjykimi javët e para të kampionatit?

Zajmi: Asnjëherë të mos mendojmë se do të zgjidhen të gjitha problemet e arbitrimit. Gjykoj se vendimi i VAR, është diçka pozitive. Me VAR nuk kemi një arbitrim njerëzor, por të ndarë.

Departamenti i arbitrimit në FSHF organizoi edhe një seminar dyditor me arbritrat shqiptarë për sistemin VAR. Ishte i planifikuar më herët apo u zhvillua si shkak i problematikës së shfaqur deri tani?

Zajmi: Seminari ishte i planifikuar më herët. Është një proces, për të cilin janë të angazhuar FIFA dhe UEFA. I angazhuar në këtë ishte arbitri polak. Ishte një seminar dy ditor me arbitrat e Superiores. Ishte seminar intensiv. Ky është instruktor i sjellë nga UEFA në vendet që ka VAR. Është një proces që do kohë dhe eksperiencë, për të qenë sa më afër realitetit. Po të shikojmë në çdo vend ka problem me interpretimin e VAR.

Çfarë u diskutua dhe a u konkretizua me shembuj nga ndeshjet e deritanishme në kampionatin tonë?

Zajmi: Instruktori kishte planin e tij me rastet. Diskutuam edhe për rastet që kemi parë në Shqipëri. Edhe ai u tregua entuziast për rastet në Shqipëri në 7 javë kampionat. Kemi një përqindje 70-80%, me vendime të sakta. Po kërkohet edhe në botë një hap i avancuar për VAR. Nëse në Shqipëri kemi fugonat të përhapur për VAR, në Itali ata kanë krijuar një sallë të madhe, ku mblidhen arbitrat dhe shikojnë aty të gjitha ndeshjet. Përgjegjësia është e madhe. Po tentohen të gjenden zgjidhje më moderne. Po punohet që për pozicionin jashtë loje të jepet sinjali te dora, siç është me “goal linë”. Jemi në tentativë për të ndryshuar diçka, që të mos ketë edhe shumë pritje. Emocionet kanë nisur të thyhen sadopak. VAR është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë.

Cilat janë problemet më të mëdha që ndeshin arbitrat tanë në lidhje me këtë teknologji?

Zajmi: Kemi pasur 2-3 raste, kur VAR nuk ka punuar në Shqipëri. Makinat kanë qenë gati, por kanë qenë probleme elektronike. Problem është trajnimi i arbitrave të VAR. Kemi shumë pak. Nuk kemi kontestime. Publiku e pranon dhe kanë filluar të mësohen me vendimet. Kemi elemente pozitive.

Edhe në ndeshjen Vllaznia-Tirana, gjyqtari akordoi golin e Tiranës pasi u konsultua me VAR, çka solli edhe një pauzë disaminutëshe. Në gjykimin tuaj, e zbeh emocionin e golit një moment i tillë?

Zajmi: Një vendimmarrje jo në fushën e lojës dhe i thirrur nga VAR për ta ndryshuar, ka një ndikim psikologjik te arbitri. Në një farë mënyrë e nxjerr nga linja e gjykimit të tij. Në Tirana-Vllaznia vendimmarrja e arbitrit ishte e saktë. Është një favor i madh që Shqipëria e ka VAR-in. Nëse i referohemi Italisë, ende nuk po e sistemojnë dot. Probleme që diskutohen në vazhdimësi.

Si një nga lektorët e Akademisë së Arbitrimit në Shqipëri, si ka qenë interesimi i të rinjve për këtë sektor?

Zajmi: Unë e them një hap të rëndësishëm, pasi rekrutimi i arbitrave është shumë i vështirë. Afrimi për të qenë arbitër nuk është i lehtë. Duhet një strategji që të kemi breza arbitrash. Ky është edicioni i tretë i akademisë, zhvillohet në Tiranë. Kursi vazhdon edhe këtë javë. Unë u befasova, pasi pashë që kishte interesim. Arbitrimi kërkon një strukturë fizike, që kur të dalësh impakti të jetë pozitiv. Pashë një grup shumë të interesuar. Është edhe një grup me vajza. Në arbitrim është pak më e vështirë për vajzat. Ka interes dhe më erdhi mirë për këtë.

Si njohës i mirë edhe i kampionatit, si e keni parë ecurinë e skuadrave deri tani?

Zajmi: Kampionatin unë do e ndaja në 3 elemente. Kemi një Kukësi që nuk u nis si favorit, por po befason. Nga ndeshja në ndeshje po shfaqen një pretendent. Vllaznia me oshilacione, mposht Dinamon dhe pëson humbje. Dinamo pritej me interes. E gjykoj në pozicion normal dhe pritet.

Dhe një pyetje e fundit: Çfarë mendimi keni për krizën që po kalon Partizani?

Zajmi: Partizani në 7 javë nuk kanë fitore. Pritet shumë nga kjo skuadër, pro në një farë mënyrë kanë zhgënjyer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy