
Tek Real Madridi vijojnë të bëhen llogaritë me kujdes në lidhje me merkaton e verës.
Priten transferime dhe largime nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe në orët e fundit flitet se Franco Mastantuono mund të provojë veten tek një tjetër ekip, me formulën e huazimit.
Mesfushori ndoshta do të jetë pjesë e Tottenham Hotspurit, marrëveshje e cila është drejt përfundimit.
Sigurisht 18 vjeçarit i mbetet shumë rrugë për të bërë por fillimisht duhet të jetë në nivelin optimal për të përfaqësuar ‘’ Galaktikët ‘’ në të ardhmen e afërt.
Tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ mund të ketë më shumë hapësira të cilat do ta ndihmojnë për tu shprehur më mirë në fushën e lojës.
Talenti dhe personaliteti i ishi-t të River Plates janë dy nga cilësitë që spikasin, i cili është me fat sepse në këtë moshë përfaqëson një ndër klubet më të suksesshëm në historinë e futbollit.
Ideja e londinezëve është ta transferojnë sa më shpejt në ‘’ White Hart Lane ‘’ për tu vënë në dispozicion të trainerit Roberto De Zerbi.
Siç dihet një eksperiencë në Premier League është gjithmonë një vendim shumë i mirë për çdo lojtar, faktikisht një ndër kampionatet më të bukur në glob.
Në sezonin e parë në rradhët e ‘’ Los Merengues ‘’ nxënësi i Alvaro Arbeloas kontriboi me 3 gola dhe 1 asist në 35 sfida të cilin kryeqytetasit e mirëpresin.



