Brazili është finalisti i parë në turneun e futbollit në Lojërat Olimpike. “Selecaos” kanë mposhtur pas gjuajtjes së penalltive Meksikën në gjysmëfinale.
Pavarësisht se u luajt më shumë se 120 minuta, asnjë nga skuadrat nuk ia doli të gjejë dot rrugën e rrjetës, duke e mbyllur në barazim 0-0 .
Në këtë situatë, kombëtaret iu drejtuan penalltive, aty ku Brazili ishte më i saktë, duke shënuar 4, ndërsa Meksika dështoi në dy nga 3 gjuajtje.
Në finale Brazili do të përballet me fituesin e çiftit Japoni-Spanjë.



