
Miralem Pjanic e ka mbyllur aventurën me Barcelonën, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit spanjoll.
Bëhet e ditur se katalanasit kanë arritur marrëveshjen me Besiktas, për huazimin e mesfushorit aty për një sezon. Boshnjaku nuk është në planet e Barcelonës për sezonin e ri dhe për këtë arsye është vendosur që të kalojë diku tjetër.
Pasi marrëveshja është arritur, në orët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi për kalimin e Pjanic te Besiktas.
Vlen të theksohet se në merkaton e verës u fol edhe për nja kalim të mundshëm të 30-vjeçarit te Juventusi, por një marrëveshje nuk u arrit dhe tashmë kjo nuk mund të realizohet, pasi në Itali është mbyllur merkato më 31 gusht.



