Mesfushori i Spanjës, Pedri, mendon se kombëtarja e tij mund të triumfojë në Botërorin e Katarit, që starton më 20 nëntor.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Pedri deklaroi se Spanja i ka të gjitha mundësitë për të fituar Botërorin.
Ne vijmë nga një kampionat evropian dhe një Ligë Kombeve ku dolëm shumë mirë. Arritëm në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian dhe jam i sigurt se nëse do t’i kishim kapërcyer do të kishim fituar.
Jemi një grup shumë i mirë dhe mund ta shihni këtë gjë në fushë. Ne mund ta fitojmë Botërorin, i kemi të gjitha mundësitë.



