Miqësorja në Kukës, Shqipëria U-19 dhe Kosova U-19 e mbyllin në “paqe”

Miqësorja në Kukës, Shqipëria U-19 dhe Kosova U-19 e mbyllin në “paqe”

Shqipëria U-19 dhe Kosova U-19, kanë barazuar pa gola në miqësoren mes tyre, sfidë kjo e cila u zhvillua në stadiumin e Kukësit. Kjo ishte miqësorja e dytë mes dy përfaqësueseve, pasi e para u mbyll me fitoren minimale të kuqezinjve. Trajneri Bulku kishte mundësinë ta shihte për herë të dytë skuadrën e tij në fushë, duke krijuar kështu një ide më të qartë në prag të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor. Paraqitja e kuqezinjve të vegjël ka qenë e mirë. Në duelin e sotëm ata krijuan disa mundësi shënimi, por nuk ia dolën dot të finalizonin e të fitonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy