Florenzi, ëndrra e Interit

Florenzi, ëndrra e Interit

Një prej pozicioneve që nuk e kanë lënë të kënaqur Simone Inzaghin gjatë eksperiencës me Interin është krahu i djathtë i mbrojtjes. Italiani po mendon ndërhyrje të rëndësishme  të cilat do të evitonin dhimbjet e kokës së mëtejshme për drejtuesit zikaltër .

Endërra në sirtar për kampionët në fuqi të Scudettos është Alessandro Florenzi i cili  mbron ngjyrat e rivalëve të përjetshëm të tyre .  Dumfries dhe Darmian nuk i kanë krijuar qetësinë e duhur 45 vjecarit i cili i ka shumë të qarta qëllimet dhe do të ketë një punë intensive përpara për të mbrojtur trofeun e 19-të të Serisë A .

  Alessandro Florenzi konsiderohet çelësi për të zgjidhur njëherë e mirë problemet e Interit në linjën defensive . 30 vjeçari ka kaluar një kalvar peripecish tek Milani dhe ka filluar të mendojë largimin nga ‘’ San Siro ‘’ për të mos mbetur në vendnumëro . 

Eksperienca e madhe në Serinë A , veçanërisht me Romën është asi nën mëngë i Interit që do të tentojë t’ia vjedhë rivalëve direktë të tyre dhe t’ia vërë në dispozicion ishi-t të Lazios për sezonin 2022-2023 .

Aktualisht Alessandro Florenzi është i huazuar në Milano deri në 30 qershorin e 2022-shit dhe për arritjen e këtij akordi Interi duhet të negociojë me Romën, për një lojtar shumë të respektuar tek kryeqytetasit dhe një emblemë në të famshmin ‘’ Olimpico ‘’.  

Shumë vite në Calcio ia kanë pasuruar  karrierën sepse ka mundur të shëndërrohet në determinant  tek një ndër rivalët më të frikshëm në Itali dhe sakrificat gjatë karrierës i kanë dhënë shansin  që të shijojë të tashmen në maksimum .

Interi do të ketë një plus  për arsye të fitimit të kampionatit dhe aktivizimi i reduktuar në ‘’ San Siro ‘’  mund ti shkaktojë shumë shpejt përgatitjen e valixheve drejt ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’.

 

 

 

                 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy