Barcelona, objektiv tek Rayo Vallecano

Barcelona, objektiv tek Rayo Vallecano

Ecuria shumë e mirë me Rayo Vallecanon e ka shëndërruar në një objektiv të Barcelonës Andrei Ratiun.

Anësori ka avancuar me spanjollët, edhe pse konsiderohen një ekip mesatar në La Liga.

26 vjeçari shikohet si një opsion në lidhje me merkaton vijuese, referuar një pozicioni në të cilin për hir të së vërtetës katalanasit kanë patur ulje-ngritje të vazhdueshme në vitet e fundit.

Rumuni spikat për inkursionet e shpeshta drejt ofensivës dhe ka rezultuar tejet efikas në prapavijë duke i dhënë siguri kësaj skuadre.

Megjithatë, drejtuesit nga Vallecas ende nuk janë shprehur në lidhje me interesin e ‘’ Los Cules ‘’, të cilët parashikohet se së shpejti do ta thonë fjalën e tyre.

Besohet se negociatat mund të intensifikohen në vijimësi pasi edhe traineri Hansi Flick e ka dhënë konfirmimin për transferimin e Andrei Ratiu-t në ‘’ Camp Nou ‘’. 

Për ishi-n e Villareal sigurisht është një vlerësim pasi Barcelona mbetet një kockë e fortë në Spanjë dhe Europë pavarësisht se aktualisht nuk është ekipi i dikurshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy