Humbja e fundit me Empolin, nuk është kapërdirë dot nga drejtuesit e Napolit. Presidenti Aurtelio De Laurentiis, ka shpërthyer pas ndeshjes dhe ka marrë një vendim drastik.
Numri 1 i napolitanëve, ka vendosur të shkarkojë trajnerin Luis Garcia, të cilin e shpalli fajtor për gjendjen e skuadrës.
Ndonëse zyrtarizimi mungon, vendimi tashmë është marrë dhe pritet të njoftohet në orët e ardhshme. Drejtuesit kanë zgjedhur trajnerin Igor Tudor. Marrëveshja është arritur dhe kroati pritet të nisë stërvitjen me skuadrën.



