Kane , mesazh për Tottenhamin

Kane , mesazh për Tottenhamin

 Çështja "Kane" tek Tottenhami vazhdon  të marrë shumë vëmëndje me kalimin e ditëve.  Së fundmi golashënuesi  ka marrë një vendim që krijon automatikisht një lloj tensioni tek londinezët .  Siç njihet  botërisht për urinë  e madhe për sukses "Uragani" i ka bërë me dije numrit një të presidencës Daniel Levy-t se largimi ose jo nga "White Hart Lane" do të varet nga pjesëmarrja e "Spursave" në Champions League gjatë sezonit të ardhshëm. 

Me këtë vendim, sulmuesi i lindur në Londër jo vetëm që krijon pikpyetje të vazhdueshme por ia shton motivimin Tottenham Hotspurit për arritjen e këtij objektivi në javët e mbetura të Premier Leagues. Megjithatë nëse flitet në lidhje me respektimin e termave të kontratës së firmosur nga të dyja palët , Harry Kane-s i mbetet një kohë e mjaftueshme në gjirin e anglezëve sepse  teorikisht do ti vërë pikën kësaj eksperience në qershorin e 2024- tës , por kështu siç kanë vijuar gjërat  parashikohet se kjo rrugë do të jetë shumë e komplikuar për tu realizuar .  

Rivaliteti i jashtëzakonshëm në Premier League sidomos gjatë këtij sezoni krijon dyshime të mëdha  për të ardhmen e kësaj çështje por në të njëjtën kohë e bën më interesante historinë drejt akordit të preferuar  të Tottenhamit me një sulmues që ka arritur statistika tepër entuaziasmuese deri në këtë fazë të sezonit  me 29 gola dhe 16 asiste në 41 ndeshjet nën drejtimin e të famshmit Jose Mourinho .  

Një fakt që duhet të analizohet me kujdes nga 2 here kampionët e Premier Leagues është se Real Madridi vazhdon të qëndrojë i paluhatur në idenë e transferimit të Harry Kane në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë verës , operacion që në rast se do të ketë një fund të lumtur  do të konsiderohej pa pikë dyshimi si një ndër më të bujshmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy