
Përveç lëvizjeve në skuadër me afrime dhe largime, te Dinamo mendojnë edhe për rinovimit. Ditën e sotme klubi kryeqytetas ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me portierin Edvan Bakaj, me të cilin kanë rinovuar kontratën dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, ku Dinamo do të militojë në Kategorinë Superiore.
Portieri bëhet rinovimi i parë për blutë, që gjithashtu kanë zyrtarizuar deri tani edhe firmën me 3 lojtarë, të cilët janë afruar në këtë merkato. Bëhet fjalë për sulmuesit Patrik Bardhi dhe Xhuljano Skuka, si dhe mbrojtësi malazez, Aleksandar Sofranac.
Drejtuesit e Dinamos e kanë marrë seriozisht dhe po punojnë për përforcimin e skuadrës, tashmë që do të jenë në Superiore, në mënyrë që aty mos të jenë thjesht kalimtarë.



