
Armando Sadiku, është zyrtarizuar te skuadra e re, ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi shqiptar, ka firmosur me skuadrën e Cartagena, e cila militon në La Liga2 në Spanjë.
Klubi ka njoftuar afrimin e Sadikut, me të cilin kanë firmosur kontratë një-vjeçare. Në sezonin e fundit, 31-vjeçari ishte pjesë e Las Palmas, ndërsa tashmë do të provojë një aventurë të re.
Gjatë karrierës së tij, Sadiku ka ndryshuar disa skuadra, duke e nisur karrierën te Turbina, më pas Gramozi, Elbasani, Locarno, Lugano, Zurich dhe Vaduz në Zvicër, Legia në Poloni, Levante, Malaga në Spanjë, Erzurumspor në Turqi, Bolivar në Bolivi, dhe së fundmi Las Palmas e Cartagena në Spanjë.



