Nico Gonzalez, opsion për Atletico Madridin

Nico Gonzalez, opsion për Atletico Madridin

  Hyrja në garë e Interit për Ademola Lookman i ka bërë të dyshojnë drejtuesit e Atletico Madridit për arritjen e marrëveshjes.

Golashënuesi preferohet nga Diego Simeone i cili është i ndërgjegjshëm interesi i zikaltërve nënkupton një vështirësi, jo vetëm për ‘’ Los Colchoneros ‘’ por çdo ekip tjetër. 

Referuar kësaj situate ‘’ El Cholo ‘’ ka filluar të analizojë të tjerë lojtarë dhe një ndër to është Nico Gonzalez. 

Në sezonin e shkuar argjentinasi la gjurmë tek Juventusi, arsye e cila automatikisht e bën të preferuar në këtë merkato verore. 

27 vjeçari ka patur një rritje të dukshme në performancat e tij dhe kjo arritje meriton duartrokitje sepse dihet se tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ konkurrenca vijon të jetë tejet e ashpër. 

Edhe pse mënyra e lojës së Nico Gonzalez është e ndryshme nga ajo e hollandezit traineri argjentinas e ka përfshirë në listën e gjatë me objektivin e shëndërrimit të kryeqytetasve në një ekip të frikshëm gjatë sezonit vijues. 

Momentalisht po vlerësohen të dy lojtarët dhe mbetet për tu parë se si do të veprojnë drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në lidhje me nxënësin e Igor Tudor. 

Atletico Madridi prej disa kohësh nuk është më ai ekipi i dikurshëm dhe vijon të punohet me intensitet për ta ndryshuar historinë në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy