Kukësi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mposhti minimalisht në shtëpi Laçin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Abissnet Superiore.
Verilindorëve iu mjaftoi një gol i shënuar nga Gjelbrim Taipi në pjesën e parë, për të marrë 3 pikët.
Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Hallaçit, që i largohet përkohësisht fundit të tabelës dhe mban vendin e tetë me 15 pikë, po aq sa edhe Bylisi i vendit të nëntë.
Laçi renditet në vendin e pestë me 20 pikë të grumbulluara dhe pëson humbjen e parë nën drejtimin e trajnerit Mezani.



