Lazio pretendon David  Luiz

Lazio pretendon David Luiz

 Pavarësisht se merkatoja ka përfunduar , Lazio nën drejtimin e Maurizio Sarrit akoma vijon kërkimin e lojtarëve  interesantë të cilëve i ka përfunduar  kontrata me ekipet e tyre.  Një ndër to është mbrojtësi David Luiz , një opsion i vlefshëm për prapavijën e bardhekaltërve sepse  nuk ka firmosur me asnjë klub që prej përfundimit të kontratës me Arsenalin në 30 qershorin e kaluar .  

Sipas Tuttosport traineri italian e vlerëson shumë 34 vjecarin dhe i njeh me detaje cilësitë e tij për arsye se e kishte nën drejtim tek Chelsea  dhe me eksperiencën e madhe mbi supe do ti vinte  në ndihmë defensivës kryeqytetase në këtë sezon që parashikohet me shumë emocionues  .

 Megjithatë ashtu siç ndodh pothuajse gjithmonë problemi qëndron tek paga  e David Luiz i cili përfitoi tek  ‘’ The Gunners ‘’   në sezonin e fundit 6.5 milionë euro, e cila konsiderohet e papërballueshme nga drejtuesit lacialë .

Zgjidhja  e vetme lidhet me dëshirën e mbrojtësit nga Sao Paolo për tu bërë pjesë e Serisë A dhe në rast se kjo gjë do të ndodhë do ti duhej të bënte një sakrificë për sa i përket pagës . 

Transferimi i mundshëm në ‘’ Olimpico ‘’ do ti jepte shansin David Luiz për të provuar veten në një kampionat ndryshe dhe në Europa League , kompeticion që konsiderohet i dyti për nga rëndësia në kontinentin e vjetër me një skuadër që  është një kockë e fortë për tu thyer .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy