Aaron Wan-Bissaka është larguar zyrtarisht nga Manchester United, por do të vazhdojë te jetë pjesë e Premier League.
Mbrojtësi i djathtë u prezantua nga skuadra e West Ham. Pas mbylljes me sukses të marrëveshjes mes palëve për 17 milionë euro, ka ardhur edhe zyrtarizimi.
Wan-Bissaka e njeh mirë kampionatin anglez, pasi në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Crystal Palace.



