Egnatia kampione, Zeka: Rezultat i punës intensive dhe menaxhimit të mirë

Egnatia kampione, Zeka: Rezultat i punës intensive dhe menaxhimit të mirë

Në gjysmëfinalen e së mërkurës, Egnatia ia doli të kalojë në finale, përballë një Partizani që pati shanse të arta. Tashmë ekipi kampion në fuqi, Egnatia përgatitet për kupën e tretë të Shqipërisë. Xhevdet Zeka, drejtor shtypi pranë klubit Egnatia, tha në studion e MCN Informacion se triumfi i skuadrës është rezultat i një pune të madhe përgatitore. Krahas kësaj, sipas Zekës, në performancën e mirë të skuadrës ka ndikuar edhe menaxhimi i mirë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera brenda ekipit dhe me stafin menaxhues.

Drupal Ad

Egnatia nuk i la shanse Partizanit. Zotëruam topin mbi 80%. Ne gjatë gjithë javës kemi punuar fort dhe gjatë gjithë javës trajneri Tetova më ka siguruar se do kualifikohemi pasi gjendja e lojtarëve dhe rikthimet na japin garanci për këtë. Tetova përdori strategjitë e një mjeshtri, mendoj që Partizani nuk ka një grup që mund të përballojë skuadrën tonë. Pra nuk janë kushtet për t’u përballur me një familje profesioniste si Egnatia.

Egnatia është një familje e madhe. Që nga presidenti e deri te fushat ishin aty. E dinin të gjithë që Partizani nuk kishte këllqe të matet me këtë Egnatia.

 Ne e quajmë parësor kampionatin.

Kemi ndeshje që luajmë me lojtarë të dëmtuar në mbrojtje. Lojën e Egnatias e vlerësojnë sikur luajnë basketboll në NBA. Rikthimi i Xhemalajt jep siguri në mbrojtje. Jemi drejt rikuperimit të Malotës dhe kemi garanci. Por ne nuk kemi hyrë në ndonjë ndeshje që ka qenë në dizavantazh. Për ndeshjen e parë të Final 4 jemi të përgatitur. Jemi një familje e madhe. Kemi një staf teknik që e përgatit shumë mirë ndeshjen me kundërshtarin. E rëndësishme është që Tetova dhe presidenca luajnë një rol shumë të rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy