Lista e Europianit, Baku: Mendoj se duhet të ishin ftuar Cikalleshi, Uzuni dhe Bare

Lista e Europianit, Baku: Mendoj se duhet të ishin ftuar Cikalleshi, Uzuni dhe Bare

Gazetari Ervin Baku, analizoi në edicionin e lajmeve në MCN, zgjedhjet e trajnerit Silvinjo, për Europianin e verës.

Referuar Cikalleshit, Uzunit dhe Bares, që mbetën jashtë listës, Baku tha se kjo lë një shije të hidhur.

Sipas tij, tani nuk është momenti që të ftohet për herë të parë, Medon Berisha.

Drupal Ad

 

 

 

 

Kur vjen puna e verdiktit, ne bëhemi 10 milionë trajnerë. Më lë një shije të hidhur lënia jashtë e Cikalleshit, Uzunit dhe Bares. Megjithatë janë zgjedhjet e trajnerit. Kombëtarja duhet të bëhet rreth Armando Brojës. Për kontributin e dhënë, mendoj se duhet të ishin në listë, Cikalleshi, Uzuni dhe Bare. Është ftuar Medon Berisha për herë të parë, por nuk është ky momenti për të ftuar për herë të parë.

Kam përshtypjen që ky do të jetë ai lojtari që nuk do të thirret. Në listë janë 27 lojtarë, ndërsa më 7 qershor, në Europian shkojnë 26 lojtare. Kam përshtypjen, që nuk do jetë Medon Berisha, ose një nga katër portierët.

Mund të ftonte shumë mirë Alen Sherrin nga kampionati shqiptar. Është portier fantastik. Silvinjo, ashtu si ne, dëshiron të shkojë sa më larg. Detyra jonë, është ta komentojmë.

Sipas tij, trajneri Silvinjo, duhet të tregonte arsyen pse nuk u ftua Uzuni, siç tha për Muçollin që është i dëmtuar.

Nuk mund të flasim për gabime. Silvinjo tha se mos aktivizimi nuk ndikon. E tha që ka studiuar në detaje cilësitë e lojtarëve dhe përgatitjen fizike. Nuk na tha që Uzuni është i dëmtuar, siç tha për Muçollin. Kur nuk merret një lojtar, jepet arsyeja.

Nuk mund të flasim për gabime. Unë do e merrja një lojtar që ka dhënë kontribut, por nuk jam unë trajneri. Silvinjo na i tha se Europiani nuk është si kualifikueset. Mendoj se duhet të merrte ata lojtarë që na dërguan në Europian.

Qoka në listë? Nuk besoj. Nuk di çfarë të them. Më bën përshtypja thirrja e lojtarit të ri, Medon Berisha.

Më gëzon rikthimi i Abrashit. Nuk mendoj se Silvinjo dhe stafi kanë ndërhyrje nga lart për qoka. Ne bëjmë detyrën tonë si gazetarët. Mendoj se edhe trajneri, më shumë se në të gjithë, dëshiron të shkojë me armët e tij më të mira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy