
Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye është larguar nga grumbullimi me Francën.
Pas gjysmëfinales së fituar me Belgjikën në Ligën e Kombeve, futbollisti francez bëri një test kundër Covid-19 dhe aty rezultoi pozitiv. Menjëherë pas kësaj, ai u largua, për të mos rrezikuar edhe infektimin e të tjerëve, teksa është karantinuar larg pjesës tjetër të skuadrës.
Në këtë situatë, Rabiot nuk do të jetë me Francën në finalen e Ligës së Kombeve dhe trajnerit Didier Deschamps nuk i lejohet të thërrasë lojtar tjetër në grumbullim.



