Partizani pret Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Abissnet Superiore.
Të kuqtë kërkojnë të rikthehen në krye dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në krahun tjetër, edhe durrsakët nuk ndodhen në pozita komode, për këtë arsye, fitorja do i bënte shumë punë.
Pak minuta para sfidës, të dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, që do të zbresin në fushën e lojës.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Hoxha, Buxhelaj, Menich, Sota, Hadroj, Telushi, Murataj, Rrapaj, Hoti, Cara, Da Silva.
Teuta: Qirko, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Kouro, Kallaku, Karabeci, Gruda, Beqja, Marku, Vila.



