Manchester United dorëhiqet nga Joao Felix

Manchester United dorëhiqet nga Joao Felix

Situata e vështirë e Joao Felix tek Atletico Madridi ka ndikuar në tërheqjen e pretendentëve për portugezin.

Sipas ‘ The Mirror ‘’ , traineri i Manchester United Erik Ten Hag ka ndryshuar mendim për sulmuesin , problematika e të cilit lidhet në mënyrë direkte me  Cholo Simeonen dhe agjenti i tij Jorge Mendes po punon intensivisht për ti siguruar një destinacion komod 22 vjeçarit.

Arsyeja e tërheqjes së ‘’ The Red Devilsave ‘’ lidhet me 26 vjeçarin e Brentfordit Ivan Toney, i cili po spikat tek ekipi modest i Premier Leagues.

Përpjekjet vijojnë por fillimisht ishi i Benfikës ka përpara një eveniment si Botërori i Katarit , determinant për të ardhmen e yllit të lindur në Viseu.

Një kalim i mundshëm në ‘’ Old Trafford ‘’ do të ishte një hap shumë i suksesshëm në karrierë për vetë historine e anglezëve, të cilët synojnë rikthimin në atë rivalin që bënte ligjin përpara disa sezonesh, në Premier League dhe Champions League.

 Dalja nga skena e një skuadre si Manchester United konfirmon etapën e vështirë të talentit luzitan por duke patur parasysh cilësitë e tij , parashikohet se historia do të jetë ndryshe në vijimësi duke mos harruar se dëshira e Joao Felix është largimi nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ në merkaton vijuese.

 

 

 

                      

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy