
Rrugëtimi i Real Madridit drejt suksesit parashikohet se do të ketë shumë ulje-ngritje gjatë tij . ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë shprehur me kohë objektivin por i është dashur të përballen me situata të pakëndshme që kanë penguar progresin e mëtejshëm .
Ajo e rradhës është me Eden Hazard , lojtar që synon qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ pasi mendon se ende e ka potencialin për të përfaqësuar spanjollët .
Shpërthimi i Vinicius Junior e ka shëndërruar automatikisht në një zgjedhje të dytë për Carlo Ancelottin por sipas ‘ Sport ‘ duket se ky fakt i ka shërbyer si motiv për ti treguar italianit se mund të rikthehet në nivelet me Chelsean , skuadër falë të cilës arriti të klasifikohej ndër më të mirët në botë.
Mundësisë për tu rikthyer në Premier League 31 vjeçari ia ka mbyllur totalisht derën edhe pse flitej për një ofertë 50 milionë euroshe për të bindur Florentino Perez .
Vendimi i Eden Hazard ka treguar forcën e karakterit , i cili gjatë tre viteve tek ‘’ Los Blancos ‘’ është përballur me shumë dëmtime duke i evituar progresin , tek një skuadër ku gabimet konsiderohen të pafalshme .
Në mënyrë të paparashikuar ishi i Lilles ia ka çuar të gjithë mundimin dëm presidentit spanjoll i cili vijon të besojë se mund ta transferojë Kylian Mbappen por Eden Hazard i ka përzierë ujërat duke gjeneruar një lloj kaosi tek madrilenët.
Gjithsesi kjo strategji mund të shpjegohet edhe me besimin në aftësitë e tij të cilat e kanë ndihmuar në të kaluarën me Chelsean duke impresionuar dhe njëkohësisht pati privilegjin e të qënit një emblemë.



