
Ida Zavalani, gazetare, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, referuar humbjes së Gjermanisë ndaj Japonisë, tha se kjo tregoi se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë.
Zavalani, ndër ta tjera shtoi se Japonia u shfaq ndryshe në pjesën e dytë dhe ishin të sigurt se diçka do arrinin.
Kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë. E ndoqa ndeshjen me vëmendje. Në pjesën e dytë u pa një Japoni që insistonte, ishin shumë atletë në fushë. Nuk kishin çfarë të humbisnin. Ishin të sigurt që diçka do e arrinin nëse realisht insistonin dhe ia dolën.



