
Redi Kasa, është afrimi i radhës te skuadra e Egnatias. Klubi rrogozhinas, ka njoftuar ditën e sotme, firmën me sulmuesin 21-vjeçar.
Kasa është sulmues krahu, ndërsa ka dalë nga akademia e Parmës në Itali dhe në tre vitet e fundit ka luajtur në Bullgari, me skuadra si Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo.
Në njoftimin e Egnatias, thuhet se lojtari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2025 dhe shihet si një afrim i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen.



