Partizani zhvilloi ditën e sotme, ndeshjen e dytë miqësore në tokën turke, aty ku po bëjnë edhe fazën përgatitore.
Të kuqtë u përballën sot me Sivasspor, në një ndeshje ku u mposhtën me rezultatin 2-0.
Të dy golat e takimit për skuadrën turke, u shënuan në pjesën e parë. Yesilyurt zhbllokoi sfidën në minutën e 27-të, ndërsa Yatabare vulosi shifrat në 2-0 në minutën e 42-të.



