Arsenali, sfidë Atletico Madridit për Noni Madueken

Arsenali, sfidë Atletico Madridit për Noni Madueken

  Gjatë kësaj merkatoje verore pa dyshim do të zhvillohen disa supersfida për lojtarët më të mirë në qarkullim. 

Ky fakt është i paevitueshëm dhe dy ndër ekipet e përfshira do të jenë Arsenali dhe Atletico Madridi. 

Si ‘’ Topchinjtë ‘’ ashtu edhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ duhet medoemos të përforcojnë repartin e mesfushës dhe i zgjedhuri i tyre në këtë rast është Noni Madueke. 

23 vjeçari ka lënë gjurmë tek Chelsea dhe Diego Simeone bashkë me Mikel Artetan e dëshirojnë në skuadrat e tyre. 

Referuar trainerit spanjoll duhet thënë se e ka ndjekur nga afër pasi e ka patur rival në të shkuarën e afërt dhe i njeh me imtësi cilësitë e britanikut. 

Thuhet se drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ nuk do ta pengojnë largimin e Noni Maduekes nga ‘’ Stamford Bridge ‘’, duke qenë se nuk ka patur ecurinë e pritur nga numri një i stolit. 

Por, spanjollët s’duhen nënvlerësuar në asnjë rast pasi janë një ekip shumë cilësor dhe i fuqishëm në aspektin ekonomik, ç’ka do të thotë se kanë shanse për të firmosur me ishi-n e Psv Eindhovenit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy