
Major League Soccer në vitet e fundit është shëndërruar në një destinacion të preferuar për shumë lojtarë , të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në Europë .
Kjo tendencë vijon të fitojë terren dhe ekipi i lideruar nga David Beckham tanimë i ka hapur dyert edhe për Messin dhe Busquets.
Merkatoja në Major League Soccer funksionon ndryshe pasi përfundon në 15 prill dhe starton përsëri në fundin e qershorit.
Projekti ambicioz i legjendës angleze ka si kryefjalë fitimin e titujve dhe protagonizmin në këtë ligë , e cila konsiderohet tejet kompetitive.
Në të kaluarën Inter Miami tentoi edhe për Luis Suarezin por uruguajani vendosi për Gremion por traineri Phil Neville , ish mbrojtësi i Manchester United beson se mund të arrihet akordi me Sergio Busquets dhe ‘’ La Pulgan ‘’.
S’duhet harruar se edhe Barcelona shpreson për rikthimin e shtatë herë fituesit të ‘’ Topit të Artë ‘’ në ‘’ Camp Nou ‘’ , fitues i shumë titujve me ‘’ Blaugranët ‘’ dhe një ndër më të mirët e të gjitha kohërave .



