
Werder Bremen ka marrë një fitore të madhe në kampionat, teksa ka mposhtur me përmbysje Borussia Dortmund.
Këta të fundit dukej se kishin të sigurt fitoren deri në minutat e fundit, pasi ishin në avantazhin e dy golave. Megjithatë miqtë, i shtangën të gjithë, teksa shënuan 3 herë në minutat shtesë, duke përmbysur rezultatin.
Buchanan në minutën 89, Schimdt në minutën e 93 dhe Burke në minutën e 95, i dhanë fitoren me përmbysje Werder Bremen.
Në ndeshjet e tjera, Leverkusen u mposht 0-3 nga Hoffenheim, ndërsa Freiburg triumfoi minimalisht ndaj Stuttgart.
REZULTATET:



