
Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme legjenda e futbollit gjirokastrit dhe jo vetëm Mustafa Hysi.
Ai ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Hysi ishte aktualisht edhe administrator i A.F. Luftëtari.
Në vitët 80’ të shekullit të kaluar, ai ka qenë një nga emrat më të spikatur në futbollin shqiptare duke lënë gjurme me “Luftëtarin”.
Më tej Hysi ka trajnuar për shumë sezone skuadrën gjirokastrite, si në Kategorinë Superiore, edhe në Kategorinë e Parë, nga ku e ka shpallur edhe kampion.



