
Pas afrimit të Romelu Lukaku, sulmuesi tjetër i Interit, Alexis Sanchez, ka dalë jashtë planeve të klubit zikaltër.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se drejtuesit e Interit po punojnë, për ta shitur kilianin.
Lojtari 33-vjeçar po pret për ndonjë klub të madh, në të kundërt refuzon të largohet. Interes për shërbimet e Sanchez ka shfaqur klubi francez i Marseille, por vetë lojtari nuk e pëlqen një transferim aty.
Te Interi duan të shpëtojnë nga paga e futbollistit dhe nëse nuk e shesin dot, do të tentojnë të ndërpresin kontratën, njëjtë siç bënë me mesfushorin Vidal.



