Duel gjigandësh për Bradley Barcola

Duel gjigandësh për Bradley Barcola

Edhe në sezonin e tretë në ‘’ Parque de Prince ‘’ Bradley Barcola vijon të shfaqë një nivel për tu patur zili. 

Falë besimit të dhënë nga Luis Enrique sulmuesi e ka ndihmuar Paris St Germain për të avancuar me sukses në të gjitha kompeticionet.

 23 vjeçari ka bërë diferencën në metrat e fundit, tashmë objektiv i Barcelonës dhe Liverpoolit. 

Interesi i ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ Të Kuqve ‘’ mund të konsiderohet si një kërcënim për ‘’ Les Pariziens ‘’, edhe pse nuk do ta kenë të lehtë sepse Nasser Al Khelaifi pretendon rreth 95 milionë euro. 

Tek ishi i Lyonit spikat shpejtësia, teknika dhe kapaciteti për të bërë diferencën në zonat e ngushta, shumë i sikletshëm për rivalët. 

6 gola dhe 5 asiste në 33 sfida numëron francezi i cili ka arritur majat me gjigandët e Ligue 1. 

Shifra e paracaktuar nga numri një i kuq e bluve reflekton rëndësinë në 11-shen e ‘’ Luchos ‘’, falë të cilit kanë ndryshuar në çdo aspekt. 

Nëse i referohemi Liverpoolit një kalim në ‘’ Anfield Road ‘’ do të konsiderohej i duhuri për Bradley Barcolan duke qenë se do të përshtatej shumë shpejt. 

Edhe ‘’ Los Cules ‘’ s’duhet të nënvlerësohen aspak pavarësisht se janë paksa në prapavijë në lidhje me aspektin ekonomik. 

Finalja kundër ‘’ Topchinjve ‘’ pritet të jetë determinante e cila mund të ndryshojë dinamikat në kampin e kryeqytetasve duke qenë se pas saj do të merren vendime të rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy