Miloti: Diagne nuk donte të luante më me Vllazninë

Miloti: Diagne nuk donte të luante më me Vllazninë

Vlllaznia luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme, siç është ajo ndaj Partizanit. Të dyja skuadrat duan vendin e tretë për një vend në Europë dhe për këtë arsye, fitorja është detyrim.

Në prag të sfidës që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, para mediave ka folur zëvendëstrajneri i shkodranëve, Auron Miloti. Ky i fundit deklaroi se Diagne nuk dëshironte të vazhdonte me Vllazninë dhe është mbyllur bashkëpunimi.

Për sfidën e nesërme, Miloti deklaroi se skuadra kuqeblu është gati dhe e motivuar për fitore.

Janë shtatë finale dhe Vllaznia është e gatshme. Partizani është një nga ato. Duhet të japim maksimumin dhe të dalim me sukses. Nesër jemi të përgatitur për ndeshjen, ekipi është i motivuar.

Me Plorin, kemi njohje më herët, jam në një pozicion që s’mund të jap mendim për të. Ndeshjet e fundit janë shumë të forta, veç Tiranës që tani 99% është kampion.

Përveç Da Silvës së dëmtuar, nesër janë të gjithë lojtarët.

Diagne? Është gjë e mbaruar. Më vjen keq për atë si futbollist, nuk donte të luante për ne. Ndoshta do kemi deklaratë nesër, nuk është më pjesë e ekipit, s’ka ardhur më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy