Tirana dhe Vllaznia me mungesa në Superkupë, si priten formacionet

Tirana dhe Vllaznia me mungesa në Superkupë, si priten formacionet

Tirana dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme mes tyre në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë.

Për këtë përballje, të dyja ekipet do të kenë disa mungesa të rëndësishme.

Te Tirana do të mungojë Tosevski dhe vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes, pritet ta marrë Hussein,

Për pjesën tjetër ka pak dyshime, ku Bekaj do e nisë titullar në portë, ndërsa pjesa tjetër e mbrojtjes do të përbëhet nga Najdovski, Behiratche dhe Ismajlgeci.

Treshja e mesfushës do përbëhet nga Aleksi, Deliu dhe Kallaku, ndërsa në majën e sulmit është Patrick, i cili do të ndihmohet nga Xhixha dhe Hasani nga krahët.

Më të mëdha janë mungesat te Vllaznia, aty ku dy qendërmbrojtësit, Juric dhe Bulatovic nuk do të jenë të gatshëm dhe për këtë arsye, Josa ka vendosur të sakrifikojë Gurishtën në qendër të mbrojtjes, së bashku me Dejan Shehin, para portierit Zogovic.

Nga dy krahët, do të jenë Kruja dhe Hakaj. Në mesfushë, priten titullarë Alivoda, Boshnjaku dhe Jonuzi, ndërsa në sulm treshja, Mala-Hoxhaj-Marku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy