Lautaro Martinez përsëri objektiv i Atleticos

Lautaro Martinez përsëri objektiv i Atleticos

  Pas kënaqësisë për fitimin e Scudettos se 19-të në histori Interi duhet ti japë zgjidhje të shpejtë problemeve ekonomike . Zikaltërit si shumica e ekipeve të mëdha janë dëmtuar nga koronavirusi dhe drejtuesit nga Milano kanë deklaruar se shitja e disa lojtarëve me peshë mund ti çlirojë nga ky ngërc . Eshtë Atletico ai që ka treguar përsëri interes për sulmuesin Lautaro Martinez . Argjentinasi është i preferuari i Diego Simeones por ‘’ Los Colchoneros ‘’  janë të përgatitur  për vështirësitë gjatë rrugës  sepse 23 vjeçari është i paprekshëm për Antonio Conten. 

Ky informacion është  përforcuar  nga  dy ish lojtarët e Interit si Nicola Ventola dhe Christian Vieri të cilët gjatë një interviste  nuk u kursyen për këtë temë:

“  Lajmi që qarkullon për momentin është se ndërmjet palëve është arritur një akord që i përmbush kërkesat e Lautaros “ ,  ishin këto fjalët e ish golashënuesit të Interit .   Kjo është hera e dytë që Atletico tenton transferimin e ishit të Racing Club në ‘’ Wanda Metropolitano “ pasi duhet kujtuar se e humbën luftën me Interin në merkaton e 2018-tës i cili siguroi kalimin e  sulmuesit nga Bahia Blanca në ‘’ Guisseppe Meazza ‘’ .

Kjo  “ disfatë “  e ka bërë të reflektojë trainerin argjentinas dhe të rikuperojë forcat drejt një tentative të dytë për bashkombasin e tij që  momentalisht evidenton një rritje të jashtëzakonshme të nivelit.  Lautaro Martinez  ka befauar me lojën e zhvilluar dhe e ka kanalizuar  në 18 gola dhe 9 asiste ne 46 ndeshje , statistika që kanë ndihmuar italianët për të siguruar trofeun e 19-të të Serisë A. 

Ky fakt e ka motivuar këtë skuadër për të shtuar grintën edhe në sezonin vijues  dhe parashikohet se do të vërë barriera të forta për të evituar largimin e yjeve.  Arsyeja është prezantimi dinjitoz në Itali dhe  në Uefa Champions League sepse gjatë viteve të fundit e ka zbehur ndjeshëm nivelin duke i dhënë lamtumirën e parakohshme .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy