Bayern Munchen zgjedh zëvëndësuesin e Davies

Bayern Munchen zgjedh zëvëndësuesin e Davies

Insistimi i Real Madridit Alphonso Davies vijon të jetë një shqetësim për drejtuesit e Bayern Munchenit.

Bavarezët gjithsesi po i bëjnë llogaritë dhe tanimë kanë deklaruar emrin e zëvëndësuesit të mundshëm të kanadezit.

Theo Hernandez është përfshirë në planet e gjermanëve, i cili konsiderohet një ndër anësoret më të mirë në botë aktualisht.

26 vjeçari prej pesë sezonesh aktivizohet me Milanin, kontributi i të cilit ka rezultuar shumë i rëndësishëm për arritjen e sukseseve.

Megjithatë, situata jo e mirë e ‘’ Djallit ‘’ në aspektin ekonomik mund ti hapë rrugën largimit të francezit nga ‘’ San Siro ‘’ drejt ‘’ Allianz Arenas ‘’ gjatë merkatos së verës, i cili do të konsiderohej një ndër blerjet më të bujshme në këtë periudhë.

Ish rekordmenët e Bundesligës po planifikojnë shfrytëzimin e shifrës që do të përfitojnë nga shitja e Alphonso Davies për të siguruar një element cilësor në prapavijë.

Ishi i Real Sociedad vijon të impresionojë me ish fituesit e Serisë A, i cili në sezonin aktual ka kontribuar me 2 gola dhe 2 asiste në 20 sfida dhe shquhet për inkursionet e shpeshta drejt portave kundërshtare, pa harruar efektivitetin në prapavijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy