
Ecuria e Federico Chiesas nuk ka rezultuar ashtu siç pritej në sezonin e kaluar. Italiani po tentohet në merkato nga ekipet me emër, të cilëve iu është bashkuar edhe Roma.
26 vjeçari gjeti në vetëm 10 raste rrugën e rrjetës dhe kontriboi me dy asiste në 37 sfida por ‘’ Verdhekuqtë ‘’ besojnë ende tek potenciali i tij.
Megjithatë, drejtuesit e Juventusit janë në negociata e sipër me ish golashënuesin e Fiorentinës Fali Ramadani për zgjatjen e kontratës.

Por nuk do të jetë edhe aq e lehtë për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ pasi italiani pretendon një rrogë më të lartë në krahasim me atë që përfiton tek kjo skuadër.
Tek Roma po punohet fort edhe për të siguruar qëndrimin në ‘’ Olimpico ‘’ të peshave të rënda si Lorenzo Pellegrino, Gianluca Mancini dhe Bryan Crystante, shumë të rëndësishëm në ecurinë e kësaj skuadre në sezonet e fundit.
Për sa i përket Federico Chiesas duhet kujtuar se mbetet një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në Serinë A dhe Roma do të jetë një pretendent serioz gjatë merkatos së verës për të marrë shërbimet e tij.



