
Trajneri Nevil Dede, foli për ecurinë e Tiranës këtë kampionat.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se bardheblutë kanë treguar karakter.
Sipas Dedes, Tirana ndaj Vllaznia ka luksin të luajë për dy rezultate, për fitore dhe barazim.
Tirana ka pasur lëvizje në të dyja merkatot. Trajneri dhe stafi janë në siklet, sepse duhet të ndërtojnë, për të qenë në objektivat e klubit. Kanë treguar karakter si skuadër. Nuk është e lehtë të fitosh ndaj Tiranës. Në minutat e fundit kanë treguar karakter. Diferencat janë të vogla në kampionat dhe gabimet e mëdha.
Tirana me gjithë këtë tranzicion që ka bërë, është në vend të parë. Asnjë trajner nuk mund të jetë i qetë. Tirana ka oksigjen, ka një ndeshje direkte me Vllazninë, ku minimalisht luan për dy rezultate. Mendoj se Shehi është treguar inteligjent edhe për këtë ndeshje.



