Klauzola që vështirëson largimin e Koeman

Klauzola që vështirëson largimin e Koeman

 Situata e Barcelonës në lidhje me trainerin Ronald Koeman  nuk do të rezultojë edhe aq e lehtë për tu zgjidhur .  Hollandezi i ka përcaktuar shumë mirë termat e kontratës me presidentin e mëparshëm të katalanasve Josep Maria Bartomeu por  drejtuesit e kuq e bluve  nuk janë  të kënaqur me performacën e 58 vjeçarit .

Më e rëndësishmja në këtë histori është se nëse spanjollët do të vendosin ti përfundojnë lidhjet me trainerin e mirënjohur do të detyrohen ti paguajnë 13 milionë euro për prishjen e kontratës  , shifër e cila  sipas As mund të rritet me 6 milionë të tjera .

Rastësia në këtë histori është se shuma e lartpërmendur u desh të paguhej nga ishi-i i kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ në federatën hollandeze në momentin që vendosi të niste eksperiencën me ‘’ Los Cules ‘’.  

Ky fakt i vë me shpatulla pas muri drejtuesit e ‘’ Blaugranëve ‘’ të cilët  vijojnë tentativat  për gjetjen e një traineri që garanton sukseset që i kanë munguar Barcelonës me  Ronald Koeman në stol .  

Kjo situatë ka gjeneruar mjaft problematika tek kjo skuadër e cila  është në rindërtim e sipër , sidomos me largimin e yllit argjentinas Lionel Messi , mungesa e të cilit vijon të ndjehet shumë në kampin katalanas .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy