
Problemet sa vinë e shtohen për Manchester United. Humbja në javën e parë të Premier Leagues në shtëpi kundër Brightonit është pasuar me refuzimin e Bolognas për sulmuesin Marko Arnautovic.
"Djajtë e Kuq" ofruan 8 milionë euro për 33-vjeçarin por sipas ‘Daily Mail' , drejtuesit e kuq e bluve nuk e kanë pranuar për faktin se 33-vjeçari konsiderohet shumë i rëndësishëm nga traineri Sinisa Mijahlovic.
Sigurisht marrja e drejtimit të stolit nga Erik Ten Hag ka shkaktuar një revolucion tek gjigandët e Anglisë dhe më gjerë por nuk ka patur fat në lidhje me këtë operacion , për një lojtar që ka kaluar vite shumë të bukura në këtë kampionat në rradhët e Stoke City-t dhe West Hamit.
Disfata e parë për teknikun hollandez ka lënë për të kuptuar se i duhet shumë punë pasi Premier League është një ligë tejet kompetitive por deri në fund të merkatos mbetet ende kohë dhe besohet se eksperienca nuk do ta lërë në baltë ishi-n e Ajaxit i cili befasoi në të shkuarën duke i dërguar kryeqytetasit deri në gjysëmfinalet e Champions Leagues.
Marko Arnautovic mbetet një referent në sulmin e kuqebluve dhe sezonin e shkuar spikati me 15 gola në 34 sfida duke u shëndërruar në një ndër nxënësit më shembullorë të Sinisa Mihajlovic , tek një ekip i cili historikisht ka notuar në ujërat e mesit të tabelës.



