
Pep Guardiola ka hedhur poshtë pretendimin e Dani Alves se stërvitja e tij është "më e mirë se seksi" dhe pranoi se ka shumë lojtarë që nuk e pëlqejnë menaxhimin e tij.
Alves bëri këtë deklaratë gjatë dokumentarit të ardhshëm që tregon punën e Pep Guardiolës te Barcelona, për vitet e suksesshme të skuadrës blaugrana dhe fitimit të shumë titujve mes vitit 2008 dhe 2012.
Ai ka fituar tri tituj të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve dy herë në hapësirën e katër viteve, dhe më pas Guardiola u largua duke lënë skuadrën me lojtarë si Lionel Messit, Andres Iniesta dhe sigurisht, Alves.
“Ai është trajneri më i mirë, me të cilin kam punuar. Të punosh me të është diçka më e mirë se të bësh seks. Ai është gjeni dhe di t’i bëjë lojtarët të kuptojnë atë që duhet të bëjnë. Në disa raste kemi fituar shumë thjeshtë, duke ndjekur udhëzimet e tij në letër. Më kërkoi te Manchester City. Kalimi im atje ishte pothuajse i përfunduar, por gjithçka u prish për një problem familjar. Fola me Guardiolën dhe ai e dinte se sa shumë doja të punoja sërish me të”, tha Alvesh.
Por i pyetur në lidhje me këto deklarata Guardiola ka dhënë një përgjigje epike duke thënë:
“Unë preferoj seksin”.
Lojtari aktual i PSG tregoi për “Sky Sports” se për pak përfundoi duke luajtur për José Mourinhon.



