Rabiot, kusht Juventusit për të rinovuar

Rabiot, kusht Juventusit për të rinovuar

Tek Juventusi kanë ndryshuar shumë gjëra në sezonin aktual, ekip i cili e finalizoi sezonin të paktën me një sukses, fitimin e Kupës së Italisë.

Pritet që e ardhmja e disa komponentëve, përfshirë trainerin Massimilliano Allegri të ndryshojë gjatë merkatos së verës, shtuar edhe ajo e Adrien Rabiot.

Francezi e përfundon kontratën me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ në 30 qershor dhe negociatat për rinovimin e saj janë në zhvillim e sipër.

Megjithatë, nëse numri një i stolit do të qëndrojë në Torino, sipas ‘ Tuttosport ‘ ishi i Paris St Germain do të vijojë të jetë pjesë e ish rekordmenëve të Serisë A.

Drupal Ad

 

 

 

 

Arsyeja lidhet me adaptimin e Adrien Rabiot në skemat e këtij traineri, i cili ka lënë gjurmë me italianët në të kaluarën.

Por, s’duhet përjashtuar mundësia se Thiago Motta mund të marrë drejtimin e Juventusit dhe natyrisht situata e lojtarit në fjalë mund të ndryshojë tërësisht.

Braziliani ka shkruar historinë me Bolognan, ekip i kualifikuar në Champions League në sezonin vijues, i cili ka impresionuar në një ndër pesë kampionatet më prestigjozë të Europës.

Sezoni aktual është i pesti për Adrien Rabiot tek Juventusi, ekip me të cilin ka shënuar 5 gola dhe ka kontribuar me 3 asiste në 31 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy