
Situata kritike e Cristiano Ronaldos tek Manchester United e bën edhe më të mundshëm largimin nga ‘’ Old Trafford ‘’ në merkaton vijuese.
‘’ Cr7 ‘’ si asnjëherë më përpara po vuan me Erik Ten Hag, trainer i cili e ka ulur disa herë në stol duke i shkaktuar dhimbje koke pesë herë fituesit të ‘’ Topit të Artë ‘’.
Pavarësisht kualitetit , ishi i Sporting Lisbonës duket se nuk bën pjesë në planet e ishi-t të Ajax Amsterdamit dhe ka filluar të flitet për destinacionin e ardhshëm të tij.
Në ndeshjen kundër Tottenham Hotspurit, golashuënuesi braktisi fushën përpara shokëve të tij , fakt që e ka nervozuar jo pak trainerin 52 vjeçar dhe tanimë këmbanat e alarmit kanë filluar të bien në ‘’ Old Trafford ‘’.
Mirëpo si për çdo lojtar të nivelit të 37 vjeçarit, gjithmonë kanë ekzistuar ekipe të cilat i kanë hapur derën në momente të vështira dhe Chelsea është një ndër to .
Sipas ‘ Daily Mirror ‘ traineri Graham Potter dëshiron Cristiano Ronaldon në ‘’ Stamford Bridge ‘’ , ide e cila është mbështetur nga presidenti Todd Boehly.
Momentalisht nxënësi i Erik Ten Hag gëzon vetëm prezencat në Europa League , të pajmaftueshme për të vijuar karrierën dhe londinezët shpresojnë në arritjen e një akordi me ishi-n e Real Madridit.
Kjo periudhë nënkupton edhe një problem tjetër për lojtarin nga Madeira për arsye se na ndajnë pak ditë nga Botërori i Katarit dhe mund të ndikojë në rendimentin e tij, i cili mund të rezultojë një problem për ecurinë e Portugalisë .



