Chelsea, ofensivë për Dovbyk

Chelsea, ofensivë për Dovbyk

Ecuria e shkëlqyer e Artem Dovbyk me Gironën, ka impresionuar drejtuesit e disa klubeve të elitës.

Një ndër to ështe edhe Chelsea, ekip që ka lënë për të dëshiruar në fazën e parë të sezonit me ulje-ngritjet e shpeshta.

Mauricio Pochettino e konsideron prioritet përforcimin e vijës sulmuese dhe ukrahinasi ka bërë mjaftueshëm për tu pretenduar nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’.

12 gola dhe 6 asiste në 20 sfida, i kanë ndihmuar ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për të qenë një pretendent serioz për fitimin e La Ligas, të cilët momentalisht renditen të dytët, të barazuar me pikë me Real Madridin.

Sipas tabloidit ‘ The Sun ‘ , vlera e kartonit të 26 vjeçarit i arrin 45 milionë eurot dhe pronari Todd Boehly është i gatshëm të sigurojë shërbimet e golashënuesit, edhe pse kontrata me Gironën skadon në 2028-tën.

Një kalim i mundshëm në Premier League do të konsiderohej një hap i suksesshëm në karrierë për ishi-n e Dnipros , tek një skuadër e cila është distancuar shumë me të kaluarën , sidomos në dy sezonet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy