
Ndërsa kanë mbetur më pak se dy ditë nga mbyllja e merkatos, chelsa ka bërë goditjen për të mbrojtur portën. Londinezët kanë blerë Kepa Arrizabalaga, portierin e Atletico Bilbao-s në Spanjë.
Lajmin e ka konfirmuar klubi bask, i cili me anë të një postimi shkruan se portieri 23-vjeçar ka ndërprerë kontratën në mënyrë të njëanshme. Bilbao shton gjithashtu se në llogarinë e saj kanë kaluar paratë që ishin të parashikuara në klauzolë për largimin e lojtarit.
Arrizabalaga pritet të mbërrijë në mbrëmjen e së mërkurës në londër ku do ti nënshtrohte testit shëndetsor. 23-vjeçari i blerë nga londinezët ka thyer rekordin si portieri i blerë me shtrenjtë me 72 milionë euro. Më herët, këtë rekord e kishte për pak ditë Alisson Becker, që u largua nga Roma për tek Liverpul për 66.9 milionë euro.
Mediat në angli shkruajnë se Chelsa ka zëvendësuar Tibo Courtois, pasi ky i fundit ka arritur marrëveshjen me galaktikat. Ai ndodhet me pushime pas kampionatit botëror që pati me Belgjikën dhe pret lejen e Chelsa për të shkuar për të bërë testet mjekësore.



