Kërkon rikthimin te Interi, Lukaku: Nuk do të luaj kurrë për Juventusin ose Milanin

Kërkon rikthimin te Interi, Lukaku: Nuk do të luaj kurrë për Juventusin ose Milanin

Romelu Lukaku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë të bërë për “Sky Sport”, ku tha se nuk është i lumtur te Chelsea dhe dëshiron rikthimin te Interi.

Gjithashtu ai theksoi se në Itali nuk do të luajë për asnjë tjetër përveç ziklatërve. I pyetur për Juventusin ose Milanin, ai tha se nuk do të luajë kurrë për një nga këto skuadra. 

“Kurrë nuk do të luaj për Juventusin apo Milanin. Bardhezinjtë u përpoqën të më blinin, është e vërtetë dhe për këtë u zemërova me agjentin tim. Ai e dinte që nuk më interesonte Juventusi, sepse në Itali për mua është vetëm Interi.

Fola me Juventusin, sepse nuk kisha marrë ende ofertën e Interit. I thashë Manchester United që do të shkoj te Interi, pavarësisht se Juventusi mund të ketë një ofertë më të mirë.”, u shpreh Lukaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy