FSHF përgënjeshtron marrëveshjen me trajnerin Di Biaggio

FSHF përgënjeshtron marrëveshjen me trajnerin Di Biaggio

Ditën e sotme, në media ka qarkulluar lajmi, për një marrëveshje të mundshme mes FSHF dhe trajnerit italian Luigi Di Biaggio, për t’i besuar këtij të fundit drejtimin e Kombëtares shqiptare.

FSHF në një reagim të bërë së fundmi, ka përgënjeshtruar lajmin, ndërsa shkruhet se Shqipëria ka nën drejtim trajnerin Reja, i cili është nën kontratë ende.

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy