Tifozët e basketbollit në Shqipëri do të duhet të presin për tu njohur me fatet e sezonit të ndërprerë që prej fillimit të marsit. Në mbledhjen e thirrur ngadrejtuesit e Federates, përfaqësuesit e 6 klubeve të meshkujve nuk u ra dakord për të vendosur një date të rifillimit. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi për TvT jep detaje nga takimi dhe shpjegon se përse ai ka qenë kundër vazhdimit të këtij sezoni.
“Propozimet tona kanë qenë që kampionati të ndërpritet dhe të mendohet për sezonin tjetër.Kemi shumë lojtarë të huaj që përbëjnë pjesën më të madhe të skuadrës dhe na penalizon mungesa e tyre.Ky nuk është vetëm problem i yni,por edhe i disa skuadrave të tjera”.
Për Xhaferin,liga e shumë diskutuar mbarëkombëtare duhet mbështetur dhe nga ky event të gjthë janë përfitues.
“Është një nismë shumë e mirë.Kemi propozuar shtrirje edhe në Maqedoni,mal te zi dhe mendojmë që të jetë një ligë që të zgjojë interesin e tifozëve por edhe të biznesit”
Në fund Presidenti i Vllaznisë i i bën thirrje qeverisë për miratimin e ligjit të sportit
“Fokusi të jetë ligji i sponsorizimeve,pasi ndryshimet që janë bërë në janar nuk kanë qenë ato që prisnim dhe miratimi i këtij ligji do të lehtësonte bizneset dhe do të na ndihmonte shumë”.
Vllaznia e meshkujve aktualisht renditet e treta në kampionat, ndërkohë që synon titullin e saj të 10.
Më poshtë ndiqni intervistën e plotë:



