Newcastle, ofertë për Depay

Newcastle, ofertë për Depay

 Pas vendimit të Barcelonës për largimin e Memphis Depay , menjëherë Newcastle ka derguar një ofertë në adresë të ‘’ Los Cules ‘’ për sulmuesin.

28 vjeçari pretendohet edhe nga Manchester United , Tottenhami dhe Arsenali por sipas ‘ Mundodeportivos ‘’ bardhezinjtë kanë ofruar rreth 20 milionë euro për ti siguruar një tjetër lojtar cilësor skemave të Eddie Howes.

‘’ Las Urracas ‘’ po bëjnë maksimumin në aspektin e merkatos , me qëllimin e zhvillimit të një fazë të dytë cilësore, e cila do ti mundësonte pjesëmarrjen në Europë në sezonin e ardhshëm.

Potenciali i  Mohamed Bin Salman sigurisht po i jep efektet me kalimin e kohës dhe në këtë aspekt anglezët kanë një lloj sigurie por duhet të jenë shumë efikase në ndeshjet vijuese për të mos u shkëputur nga ky moment , për të cilin kanë luftuar shumë.

Një rikthim në Premier League  do të ishte një vendim shumë i rëndësishëm për Memphis Depay-n , lojtar që nuk kaloi një eksperiencë pozitive tek Manchester United dhe do të kishte shansin për të mbyllur gojën e kritikëve nëse do të vendosë të transferohet në ‘’ St James Park ‘’.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy